MASHT

Ministri Buja priti ambasadoren e Turqisë në Kosovë

8 Shkurt, 2012

Ministri e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Ramë Buja, ka pritur sot ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozal, me të cilën ka biseduar për shumë procese që po zhvillohen aktualisht në arsim dhe planet për të quar përpara arsimin në Republikën e Kosovës, por edhe për bashkëpunimin reciprok në mes dy shteteve në këtë fushë.

Ministri Buja theksoi ndihmën që ka dhënë Turqia deri më tani për Kosovën dhe për arsimin në veçanti, për të cilën ndihmë edhe e falenderoi ambasadoren.

Ndërsa, ambasadorja Ozal theksoi se shteti i saj është i interesuar që edhe më tutje të ndihmojë arsimin në Kosovë. Ajo theksoi se Turqia është e gatshme të japë edhe më shumë bursa se që ka dhënë deri më tani, për studentët që duan të studiojnë në fusha të ndryshme në universitetet e Turqisë. 
Ambasadorja, po ashtu shprehu gatishmërinë e saj që të jetë pjesë e proceseve të ndryshme në arsim.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.