MASHT

Ministri Buja në Forumin Botëror të Arsimit

9 Janar, 2012

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, po merrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit (The Education World Forum), i cili po mbahet në Londër

Në pritjen joformale që është organizuar mbrëmë, ministri Buja është takuar me homologë të tij nga shumë shtete të botës. Po ashtu, ministri mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme është takur edhe me disa udhëheqës të disa kompanive të mëdha, si Hewled Packard, Microsoft, Intel, etj.

Sonte, ministri Buja i ftuar nga sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme dhe Federatë, Rt Hon William Hague MP, do të marrë pjesë në një pritje zyrtare në Lancaster House në Londër.

Nesër, ndërkaq ministri Buja do të marrë pjesë në darkën e Forumit Botëror të Arsimit, darkë kjo e cila shtrohet nga ministri për Universitete dhe Shkencë, Rt Hon David Ëilletts MP.

Pritet që gjatë ditëve në vijim ministri Buja të takohet më shumë homologë tjerë, që po marrin pjesë në këtë forum, për të këmbyer përvojat e sistemeve më të avancuara ndërkombëtare të arsimit.

Ndryshe, ministri Buja po qëndron në Londër me ftesë të sekretarit të Shtetit për Arsim në Britaninë e Madhe, z.Michael Gove, dhe ministrit për Universitete dhe Shkencë, z.David Willetts.

Në këtë forum vjetor, në të cilin po marrin pjesë ministrat e arsimit nga të gjitha vendet e botës, temë bosht është mësimi i praktikave për një botë ndryshme dhe teknologjia. Në forum do të diskutohet edhe për sfidat dhe mundësitë me të cilat ballafaqohet arsimi.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.