MASHT

Ministri Buja ndau çmimin “Shkencëtar i vitit”

17 Janar, 2014

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja ,ka ndarë sot çmimin për “Shkencëtar i vitit “, ku fitues janë shpallur Fetah Podvorica , në fushën Kimi-Mjekësi, z.Behxhet Mustafa, në fushën e Biologjisë dhe z. Mentor Sopjani në Mjekësi.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, z.Ramë Buja, ka uruar fituesit e këtij çmimi, duke shtuar se ky çmim tashmë është tradicional, ndërkohë që ka inkurajuar edhe hulumtuesit e rinj që të aplikojnë me projekte për çka do ta kenë mbështetjen e MAShT.

“Ky çmim do të jetë një motiv për të shkuar përpara dhe natyrisht edhe për t’i inkurajuar të tjerët që të merren me shkencë”, ka thënë ministri Buja.

Ministri Buja ka thënë se Kosova ka mjaft shkencëtar e hulumtues të rinj dhe ka shrehur besimin se vitin e ardhshëm do të ketë më shumë aplikues për këtë çmim dhe të ketë rezultate edhe më të shumta shkencore.

Në emër të fituesve të çmimit “Shkencëtar i vitit, profesor Fetah Podvorica, ka falënderuar MAShT për këtë iniciativë dhe ka thënë ky çmim do të jetë edhe një motiv shtesë për të provokuar të tjerët që merren me shkencë.

“Për ne ky çmim vërtetë është nder që na bëhet dhe do të jetë edhe një motiv shtesë për me i provokuar edhe të tjerët që merren me shkencë. Arsimi i lartë dhe shkenca asnjëherë nuk janë të ndara, prandaj kur e kemi një shkencë të zhvilluar kemi edhe një arsimim cilësor”, tha në fund z Podvorica.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.