Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja,mori pjesë në hapjen e aktivitetit kulturor “Takimet e Poeteshave Shqiptare” që po mbahet në Vushtrri. Ky aktivitet tradicional, sivjet organizohet për të 29-ten herë me radhë dhe ne të marrin pjesë krijuese të fjalës së bukur nga mbarë viset shqiptare.
Me këtë rast ministri Buja, përgëzoi poeteshat shqiptare për fjalën e bukur artistike, për mesazhet që ato sjellin, për ndikimin që ato kanë në emancipimin si dhe inspirimin e gjeneratave të reja, si dhe mbjelljen e dashurisë për atdheun e ndjenjën e sakrificës për liri.
Ministri Buja, lexoi disa vargje kushtuar nënës të shkruara nga njëra prej poeteshave të prezantuar në fletushkën e festivalit” Takimet e Poeteshave Shqiptare 2011″.
“E mora këtë poezi që ta lexoi këtu para jush, pa e ditur se kush është autori por më besoni se e ndjeva dhe më preku në zemër”tha ministri Buja, i cili urojë që ky festival tradicional i fjalës së bukur të mbahet në nivelin e duhur dhe të pasurohet çdo vit me krijimtari te reja poetike.
Festivalin “Takimet e Poeteshave Shqiptare” e shpalli të hapur kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, ndërsa në mesin e të pranishmëve ishin e dhe zëvendësministri i kulturës Hajdin Abazi, Edi shkriu, Flora Brovina etj.
Last modified: 29 Gusht, 2022