MASHT

Ministri Bajrami vizitoi Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

6 Tetor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka vizituar Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku ka folur për zhvillimet në këtë universitet dhe përkushtimin për cilësi dhe modernizim të mësimdhënies.
 
Ministri Bajram ka thënë se, Universiteti “Kadri  Zeka” vazhdon të jetë sfidë  në ndërtimin e kapaciteteve të larta, në mënyrë që të plotësoj kërkesat e ekonomisë së rajonit të Gjilanit dhe të shndërrohet në promotor të edukimit të arsimit të lartë të kësaj treve.
 
“Është fat i mirë që ky vit akademik, në 7 universitete dhe 24 kolegje private po fillon me një kërkesë substanciale për studentët, që është studime cilësore, diplomë e respektuar dhe që siguron punësim  ”, ka thënë ministri Bajrami.


 
Ministri Bajrami po ashtu tha se, në bashkëpunim me rektorin e këtij universiteti, do të punojë që ky universitet të ndërtojë identitet dhe të jetë i kërkuar nga studentët e gjithë Republikës së Kosovës.
 
“Jemi të sigurt që menaxhmenti dhe ekipa që do të themeloj rektori, do të kenë një orientim strategjik të Universitetit “Kadri  Zeka”, tha ministri Bajrami, i cili foli edhe për ndërtimin e sistemit të performancës së universiteteve dhe rritjen e përgjegjësisë akademike.
 
Ndërsa, rektori i Universitetit “Kadri  Zeka”, z. Bajram Kosumi ka thënë se, do të kërkojë përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës, në ngritjen e kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore.
 

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.