MASHT

Ministri Bajrami vizitoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

9 Qershor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, po qëndron për një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Muzafer Korkuti.

Ministri Bajrami, me këtë rast, ka takuar anëtarët e Kryesisë së Akademisë, me të cilët ka biseduar për bashkëpunim mes dy akademive tona, si institucione më të larta të shkencës. Ai tha se ka shumë hapësirë për bashkëpunim, dhe me anëtarët e Kryesisë, u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin me projekte të përbashkëta shkencore.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ministri Bajrami ka mbajtur ligjëratë para anëtarëve të dy seksioneve të Akademisë, profesorëve dhe studentëve të interesuar të fakulteteve juridike me temën: “Argumentimi juridik-kushtetues i Pavarësisë së Kosovës dhe Vendimi i GjND-së”.

Në këtë ligjëratë, ku ka marë pjesë edhe akademik Luan Omari, ministri Bajrami, ndër të tjera, theksoi rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve mes dy akademive tona.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.