MASHT

Ministri Bajrami priti udhëheqësin e Bioetikës në UNESCO, Prof.Amnon Carmi

21 Prill, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti Prof.Amnon Carmi, udhëheqës i Bioetikës në UNESCO, me të cilin bisedoi për hapjen dhe funksionalizimin Zyrës së Bioetikës në kuadër të Universitetit të Prishtinës, përkatësisht në QKUK.

Ministri Bajrami e ka  falënderuar z. Amnon Carmi për interesimin dhe angazhimin e tij që në kuadër të Universitetit të Prishtinës, UNESCO të hapë Zyrën e Bioetikës, e cila njëherësh do të përgatisë një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve të dalluar për ligjërimin, përkatësisht promovimin e parimeve themelore të etikës.

“Do të jemi të angazhuar që të përzgjedhim mësimdhënësit më të mirë, t`i aftësojmë (trajnojmë) për këtë çështje, njëherësh do t`i inkorporojmë Parimet e Etikës edhe në Kurrikulën e re”, tha Ministri.

Ministri Bajrami gjithashtu kërkoi mbështetjen e prof. Amnon Carmi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, sepse nga ky anëtarësim, më së shumti do të përfitonin të rinjtë tanë për të qenë realisht bartës të vlerave të multikulturalitetit. 

Z. Amnon Carmi, e njoftoi ministrin Bajrami për rëndësinë e hapjes së kësaj zyre, e cila gradualisht do të aftësojë profesorët për implementimin e projektit që ka të bëjë me promovimin e parimeve themelore të etikës në sistemin edukativo-arsimor.  Sipas tij, UNESCO i ka të hapura qendrat e Bioetikës në universitetet e mbi 159 vendeve të botës, anëtare të UNESCO-s.

Republika e Kosovës është anëtare e barabartë në mesin e 124 shteteve të botës që nga gushti i vitit 2015 në UNESCO Chair on Bioethics e cila  është një organizatë ndërkombëtare nën ombrellën e UNESCos , e themeluar në vitin 2001 e cila merret me edukimin etik në arsimin e ultë,të mesëm dhe në arsimin e lartë. 

Kjo oragnizatë  gjithashtu ka mbajtur 12 konferenca ndërkombtare të Biotikës, Etikës Mjekësore dhe Ligji në Shëndetësi , ku janë nxjerrur shumë konventa dhe rezoluta ndërkombëtare mbi respektimin e normave etike dhe ligjore në institucionet shëndetësore dhe arsimore.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.