MASHT

Ministri Bajrami priti përfaqësuesit e SBAShK-ut

13 Janar, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti sot në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), z. Rrahman Jasharaj dhe menaxherin e financave të Sindikatës, z. Ymer Ymeri.

Në këtë takim është biseduar për zbatimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, konkretisht për nenin 8, pika 6 e këtij ligji, sipas të cilit punonjësve të arsimit të viteve 1989/99, këto vite iu njihen si vite kontributdhënëse, por që është në shpërputhje me një vendim të Qeverisë së Kosovës.

Ministri Bajrami iu ka premtuar përfaqësuesve të SBAShK-ut angazhimin e tij maksimal në nivel qeveritar në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet, në mënyrë që mësimdhënësit, me rastin e pensuionimit, të gëzojnë pensionin e punës.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.