MASHT

Ministri Bajrami priti përfaqësuesit e Këshillit Organizativ të shënimit të përvjetorit të pajtimit të gjaqeve

7 Shkurt, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti në takim pëfaqësuesit e Këshillit Organizativ për shënimin e përvjetorit të pajtimit të gjaqeve, hoxhën Mulla Xhevat Kryeziu, vikarin gjeneral të Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji dhe z. Marjan Dema, anëtar i këtij Këshilli.

Ministri Bajrami dhe përfaqësuesit e Këshillit diskutuan për mështetjen financiare për ngritjen e shtatores së profesorit të ndjerë Anton Çetta, nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me këtë rast, Ministri Bajrami theksoi rëndësinë që kishte në atë kohë pajtimi i gjaqeve dhe figura e intelektualit Anton Çetta, shtatorja e të cilit pritet të vendoset para Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Ministri Bajrami, shprehu gatishmërinë e tij që MAShT të ndihmojë financiarisht në realizmin e këtij projekti, i cili simbolizon një kapitull të rëndësishëm të historisë së Kosovës. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe mundësia e botimit të veprave të Anton Çettës, me përkrahjen e MAShT. 

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.