MASHT

Ministri Bajrami priti Avokatin e Popullit, z. Hilmi Jashari

24 Shkurt, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti në takim Avokatin e Popullit, z. Hilmi Jashari, me ç’rast bisedoi për respektimin e të drejtave të njeriut në kuadër të institucioneve të  arsimit të Kosovës. 

Ministri Bajrami tha se, MAShT–i është i përkushtuar për një edukim dhe arsim cilësor dhe njëkohësisht i merr në konsideratë dhe respekton të gjitha rekomandimet që vijnë nga Avokati i Popullit sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut në kuadër të institucioneve arsimore të Kosovës. 

Ministri Bajrami vlerësoi gatishmërinë e Avokatit të Popullit për bashkëpunim, ndërsa theksoi se respektimi i ligjit për liritë dhe të drejtat e njeriut do të jetë edhe në përmbajtje kurrikulare sidomos në lëndën e “E drejta qytetare”.

Nga ana e tij, Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, gjithashtu është shprehur se bashkëpunimi i ndërsjellë do të ketë impakt pozitiv në respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut  në Kosovë.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.