MASHT

Ministri Bajrami priti ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë

21 Tetor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie, me të cilin ka biseduar për zhvillimet, proceset dhe reformat në të gjitha nivelet e arsimit.

Ministri Bajrami ka theksuar ndihmën e vazhdueshme të ShBA-ve për arsimin kosovar përmes organizatave të veta, të cilat edhe janë partnerë të fuqishëm në proceset më të rëndësishme që po zhvillohen në drejtim të ngritjes së cilësisë në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lartë. 

Ministri ka përmendur ndryshimet që janë duke u bërë në infrastrukturën ligjore, investimet në hapësirat shkollore, avancimin e standardeve për tekstet shkollore, digjitalizimin e shkollave dhe projekte të tjera të rëndësishme. Ndërsa, ministri përmendi edhe ndihmën që po japin ShBA-të edhe në përgatitjen e kuadrove në universitetet më prestigjioze amerikane.

Ambasadori Delawie ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimi dhe mbështetja amerikane për arsimin në Kosovë në të gjitha nivelet, e sidomos në arsimin e lartë.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.