MASHT

Ministri Bajrami priti ambasadorin e Japonisë në Austri, jorezident për Kosovën

13 Mars, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti ambasadorin e Japonisë në Austri, jorezident për Kosovën, z. Makoto Taketoshi, me të cilin bisedoi për zhvillimet në arsim dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Ministri Bajrami falënderoi ambasadorin japonez për ndihmën që ka dhënë shteti i tij për Kosovën, në të gjitha fushat e zhvillimit, në veçanti në sektorin e arsimit.

Ministrit Bajrami e njoftoi z. Taketoshi me objektivat dhe prioritetet që ka MAShT dhe theksoi se arsimi është prioritet kombëtar dhe Kosova është e përkushtuar që të ofrojë arsim të standardeve bashkëkohore në të gjitha nivelet , që do të krijojmë parakushte dhe perspektivë për zhvillim ekonomik të vendit.

Ambasadori z. Makoto Taketoshi premtoi vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me Kosovën, respektivisht MAShT-in. Ai përmendi faktin se Japonia tradicionalisht çdo vit ndanë bursa për doktoratë, ku vitet e fundit është përfshirë edhe Kosova. Ambasadori bëri të ditur se vendi i tij ndanë bursa edhe për studime themelore në fusha të ndryshme, për të cilat inkurajoi edhe të rinjtë kosovarë të aplikojnë për këtë bursë, për të cilën përzgjedhjen e studentëve e bën vet Ministria e Arsimit të Japonisë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.