MASHT

Ministri Bajrami priti ambasadorin e Austrisë në Kosovë

23 Nëntor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknolgjisë, z. Arsim Bajrami priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler, me te cilin bisedoi për të arsimin në Kosovë në të gjitha nivelet.

Ministri Bajrami e uroi ambasadorin Pfandler për detyrën e re dhe e falënderoi për ndihmën që shteti i tij ka dhënë për arsimin në Kosovë edhe në kohët më të vështira për këtë segment të jetës dhe po vazhdon të jetë partner strategjik në procese të rëndësishme. 

Duke folur për gjendjen dhe zhvillimet në arsim, ministri Bajrami përmendi ligjet, të cilat pritet të miratohen në Kuvendin e Kosovës, e sidomos Ligjin për Arsimin e Lartë, si dhe zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Universitetin e Prishtinës.
 
Ambasadori Pfandler tha se shteti i tij është i interesuar që të ndihmojë edhe më tutje arsimin në Kosovë dhe MAShT-in në të gjitha proceset që kanë për qëllim zhvillimin e këtij sektori  dhe ngritjen e cilësisë. 

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.