MASHT

Ministri Bajrami priti ambasadoren franceze dhe përfaqësues së Aleancës Franceze në Kosovë

12 Maj, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet dhe udhëheqësit e Aleancës Franceze në Kosovë, me të cilët bisedoi për zhvillimet dhe reformat që po bëhen në të gjitha nivelet e arsimit.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për përfshirjen më të madhe të të rinjve për mësimin e gjuhës frënge, për të cilën gjë ambasadrorja Daviet dhe udhëheqësit e Aleancës Franceze thanë se janë të gatshëm të japin ndihën e tyre.

Ministri Bajrami tha se mësimi i gjuhëve të huaja, e sidomos i gjuhës dhe kulturës franceze, është shumë i rëndësishëm për të rinjtë në Kosovë, sepse duke njohur gjuhë e kanë më të lehtë integrimin akademik, por kjo do t’i kontribuonte edhe zhvillimit ekonomik të vendit. Prandaj, ministri Bajrami tha se është i gatshëm të bashkëpunojë në këtë drejtim.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.