MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar ”Të rinjtë kosovarë në sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional në Gjermani”

8 Qershor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami , mori pjesë në shfaqjen (premierën) e filmit dokumentar ”Të rinjtë kosovarë në sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional në Gjermani “, të kompanisë UNDESIGNATE, i realizuar në mbështetje të GIZI-t . Në këtë eveniment ishin të pranishëm edhe z. Makbeth Forben James, drejtor gjenerali i GIZI-it për Kosovë dhe Maqedoni, znj. Backofen-Warnecke Heike, ministre Fedreale e Gjermanisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik dhe përfaqësuesi i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

Dokumentari i sipërpërmendur trajton jetën dhe angazhimin e nxënësve kosovarë në mësimin e rregullt në shkollat  gjermane të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP ) , kryesisht në  Olden, Cham dhe Dortmund të Gjermanisë ,të cilët kanë shkuar  atje si përfitues të programeve të GIZ-it, Odës Ekonomike të Kosovës dhe gjimnazit “LOYOLA “në Prizren.

Me këtë rast , ministri Bajrami ka falënderuar Qeverinë Gjermane për përkrahjen e vazhdueshme që  po i jep zhvillimit të  Arsimit dhe Aftësimit Profesional përmes programeve të ndryshme arsimore dhe shtoi se  përfitimi nga përvojat gjermane të mësimit dual  (ndërlidhjes  teori-praktikë )  është  shumë i rëndësishëm për të ardhmen e arsimit në Kosovë.

“Jemi në kërkim të një moduli të përshtatshëm kosovarë të aftësimit profesional porse arsimi i avancuar profesional kërkon një industri dhe ekonomi të zhvilluar gjë që nuk e kemi ende në Kosovë” , tha ministri Bajrami . Por, shtoi theksoi se   me ndihmën e ekspertëve dhe  në përkrahje të GIZ-it, po punojmë në hartimin e një kurrikule të mirë të arsimit profesional, ndërlidhjen e arsimit me ekonominë dhe gjithashtu do të vazhdojmë me trajnimet adekuate te mësimdhënësve.

Në vazhdim, ministri Bajrami tha se  “Jemi të përkushtuar që ta rrisim përfshirjen e nxënësve në shkollat profesionale ngase kjo mundëson të rinjve që më shpejt të kyçen ne tregun e punës”.

Ndërsa z, Makbeth  Forben James  dhe znj.Backofen-Warnecke Heike, u shprehën se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në zhvillimin e AAP –së dhe se dëshirojnë që nxënësit  Kosovarë të cilët  aktualisht  po shkollohen në Gjermani, një ditë të kthehen dhe të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit .

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.