MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në shënimin e 89 vjetorit të shkollës “Zenel Hajdini” në Gadime të Lipjanit

16 Qershor, 2005

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 89 vjetorit të Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Gadime të Lipjanit, si dhe në 70 vjetorin e Betejës së Gadimes.

Ministri Bajrami, me këtë rast tha se, shkolla e Gadimes ka përgatitur gjenerata të tëra, të cilat kanë kontribuar në procesin e shtetndërtimit.

“Është kënaqësi të kujtosh Gadimen 89 vjet më herët, kur filloi kultivimi i edukimit shqip. Ne sot krenohemi me faktin që gjatë shekullit të kaluar shkolla shqipe pati tri role historike. Misioni i parë ishte kultivimi dhe ruajtja e arsimit shqip në Kosovë, rezistenca përmes arsimit dhe edukimi i të rinjve në frymën e patriotizmit pozitiv”, theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, po ashtu, foli edhe për misionin e shkollës në shekullin 21, rikthimin e vlerave të mirëfillta të një shkolle të fortë dhe edukimin e brezave të rinjë, të cilët do të jenë bartës të proceseve të rëndësishme të Kosovës.

Në fund të ceremonisë është bërë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore të Betejës së Gadimes.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.