MASHT

Ministri Bajrami ka takuar përfaqësuesit e Institucioneve Private të Arsimit Parauniversitar

10 Mars, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami  ka takuar sot përfaqësuesit e Institucioneve Private të Arsimit Parauniversitar, me të cilët ka diskutuar lidhur me zhvillimin e këtij segmenti të arsimit, ngritjen e kapaciteteve dhe ndërtimin e një sistemi cilësor të arsimit privat në Kosovë.

Ministri Bajrami ka theksuar se, Ministria e Arsimit është e përkushtuar në krijimin e mundësive të barabarta për zhvillim personal të të gjithë individëve, ndërtimin e standardeve dhe kurrikulës  bërthamë në arsimin privat parauniversitar, si dhe plotësimin dhe ndryshimin e legjislacionit.

Ministri Bajrami, theks të veçantë i ka kushtuar edhe zbatimit të Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar 2016-2020 dhe instrumenteve për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë në sektorin privat.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.