MASHT

Ministri Bajrami dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë z Pishtar Lutfiu biseduan për mundësit e bashkëpunimit në sektorin e arsimit

3 Tetor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkences dhe Teknologjis, z Arsim Bajrami, po realizon sot një vizitë në Maqedoni me ç`rast është pritur nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, z.Pishtar Lutfiu. Në këtë takim u bisedua rreth mundësive dhe formave të bashkëpunimit në fushëm e arsimit me theks të veçantë në sektorin e arsimit të lartë .

Ministri Bajrami dhe Ministri Lutfiu, theksuan se është në interes të të dyja vendeve që të rrisin bashkëpunimin  me ç`rast në të ardhmen prittet që të lëshojnë grante për kërkime shkencore, kuota doktorature dhe të hapin program të përbashkët doktorature.

Ministrat Bajrami dhe Lutfiu, këmbyen informata reciproke rreth zhvillimeve  aktuale në sektorin e arsimit në të dyja vendet.

Ministri Bajrami uroi ministrin Lutfiu për  themlimin e universitetit të ri shqip “Nënë Tereza”  në Maqedoni  dhe premtoi atij se  Qeveria e Republikës së Kosovëa do ta mbështes me kuadro  e student,   siaps nevoje në fusha të ndryshme studimi.

Ministri Bajrami tha se ne jemi takuar më parë edhe në Prishtinë dhe sot konfirmuam gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar në ç`do segment.

” Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë,  janë dy shtete fqinje dhe tradicionalisht kanë pasur shkëmbim të studentëve dhe mësimdhënësve”, deklaroi ministri Bajrami dhe shtoi se Kosova ka filluar njohjen e diplomave të universiteteve private të Maqedonisë,  gjë që do t’iu mundësojë mobilitet studentëve kosovarë që kanë studiuar në Maqedoni.

 Ministri Bajrami, gjithashtu tha se së shpejti pritet të hapet një program i përbashkët doktorature, në sferën e mjekësisë në mes “Universitetit të Prishtinës”  dhe Universitetit të Shkupit” ndërsa po mendojmë të planifikojmë edhe ndarjen e kuotave për studime në nivel doktorate ka thënë ministri Bajrami.

Ndryshe, ky bashkëpunim është si rrejdhojë e  respektimin e marrëveshjes  për bashkëpunim reciprok, të nënshkruar kohë më parë nga minstrat e arsimit të Kosovës dhe Maqedonisë .

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.