MASHT

Ministrat Bajrami dhe Shala nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për digjitalizmin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

13 Tetor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. z. Kujtim Shala, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për digjitalizimin e tërë dokumenteve në letër (libra, dorëshkrime, gazeta, revista, manualë, doracakë etj.), të cilat janë pjesë e kulturës dhe e dijes në Kosovë, të sitemuara në sirtarët përkatësisht në arhivat e Bibliotekën Komnbëtare të Koosvës “Pjetër Bogdani”.

Materialet e digjitalizuara do të jenë të qasshme për të interesuarit nga të gjitha lëmitë, ndërsa palët obligohen që gjatë zbatimit, realizimit të këtij memorandumi  t’i respektojnë të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta sipas ligjit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës.

Në bazë të këtij Memorandimi, planifikohet që të bëhet digjitalizimi i: librave;  gazetave dhe revistave; dorëshkrimeve; manualeve, doracakëve e fletushkave  si dhe teksteve të programeve shkollore të cilat MASHT i konsideron si të domosdoshme për digjitalizim. 

Procesi i digjitalizimit do të kryhet nga një ekip me përvojë i BKK-së, apo i personave profesionalë të kontraktuar nga BKK. 

Në bazë të këtij Memorandumi parashihet që Ministria e Arsimit të kontribuojë me mjete financiare në vlerë prej rreth 40. 000 €,të, ndërsa projektin do ta mbështes edhe MKRS dhe BKUK, e cila njëherësh do të bëjë trajnimin e stafit për digjitalizim dhe përgaditje për qasje nga publiku .

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.