MASHT

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI PËR REALIZIMIN E AKTIVITETEVE SPORTIVO-EDUKATIVE

6 Dhjetor, 2021

06 Dhjetor 2021

Rreth 400 nxënës të shkollave fillore të mesme të ulëta do të përfshihen në projektin që ka për qëllim realizimin e aktiviteteve sportivo-edukative, për të cilin sot është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), Universitetit të Prishtinës – Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit dhe Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës (FSShK).

Memorandumi është nënshkruar nga ministrat Arbërie Nagavci e Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku, si dhe rektori Naser Sahiti, dekani Musa Selimi dhe kryetari i FSShK, Adrian Telaku.

Memorandumi ka për qëllim realizimin e këtyre aktiviteteve, përmes të cilave promovohen benefitet e aktivitetit fizik përmes edukimit joformal dhe promovimi i kapaciteteve tëRepublikës së Kosovës për zhvillimin e sporteve malore, specifikisht skijimit.

Të gjitha institucionet nënshkruese kanë marrë obligimet dhe përgjegjësitë e veta, në mënyrë që ky projekt, i mbështetur financiarisht MKRS-ja me shumën prej 335 mijë eurosh, tërealizohet me sukses. Po ashtu, të gjitha këto institucione bashkë do të hartojnë programin e aktiviteteve jashtëkurrikulare, të cilat do të implementohen gjatë projektit. 

Me këtë Memorandum Bashkëpunimi, Qeveria e Kosovës synon të arrijë objektivat në fushën e politikave publike për mbështetjen e sportit, të përcaktuara në orientimet programore të saj për zhvillimin, avancimin dhe masovizimin e sportit.

Last modified: 6 Qershor, 2022

Comments are closed.