MASHT

MASHTI MERR VENDIM PËR HAPJEN E KONKURSIT PËR BURSA PËR STUDENTËT ELITARË

23 Maj, 2020

23 Maj 2020

Sot, kemi marrë vendim për hapjen e konkursit për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020 për studentët e Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë.

Këto bursa ofrojnë një përkrahje të nevojshme financiare për studentët elitarë, prandaj edhe janë në shërbim të avancimit të cilësisë së Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës.    

Shpallja e këtij konkursi do të ofrojë përgjigje lidhur me interesimet e shumta të studentëve lidhur me konkursin për bursa të shpallur nga MAShTI në vitin 2019 i cili konkurs ishte përcjellur me polemika dhe protesta dhe i cili ishte anuluar përmes vendimit të datës 08.11.2019.  

Duke pasur parasysh situatën e krijuar me pandeminë COVID-19, kemi vendosur që të drejtë aplikimi për bursë të kenë studentët e të gjitha fushave të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes Udhëzimit Administrativ 14/2017 për ndarjen e bursave.

Hapja e konkursit do të bëhet ditëve në vijim dhe studentët do të informohen për detajet dhe kriteret e aplikimit.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.