MASHT

MAShTI u bën thirrje komunave që të bashkëpunojnë për ndërtimin e çerdheve të reja

17 Maj, 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci së bashku me zv. Ministrin Taulant Kelmendi kanë mbajtur sot konferencë për media në lidhje me ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm.

Duke folur për prioritetet e kësaj Qeverie, Ministrja Nagavci tha se, që nga marrja e mandatit është punuar me shumë përkushtim dhe angazhim, që të krijohen kushte për përfshirjen dhe përmirësimin qasjes së fëmijëve në edukimin e hershëm.

Ministrja foli për arritjen e rezultateve të dukshme në përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe fizike, finalizimin e  Ligjit për edukimin në fëmijërinë e hershme, rishikimin dhe miratimin e kurrikulave, përmirësimin e kompetencave të edukatoreve në implementim të kurrikulës së re. Ndërsa, sa i përket infrastrukturës fizike, sipas legjislacionit në fuqi është kompetencë dhe përgjegjësi e Komunave inicimi i procedurave për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve.

Ministrja Nagavci tutje ka përmendur edhe letrën e nisur tek të gjithë kryetarët e Komunave, për të kërkuar angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre në sigurimin e lokacioneve për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve, me qëllim që secilit fëmijë t’i mundësohet qasja e edukimit në fëmijërinë e hershme.

Nagavci tutje tha se, Ministria e Arsimit gjatë vitit të kaluar ka bërë një analizë dhe vlerësim të nevojave për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve në nivel të Republikës së Kosovës, njëkohësisht, në të gjithat takimet me DKA, është kërkuar nga Komunat që të nisin procedurat për ndarjen e lokacioneve që plotësojnë kriteret për ndërtim, dhe të sigurojnë projektet arkitektonike për ndërtimin e çerdheve.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka folur edhe për projektet tipike për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve, hartimin e katër projekteve tipike modulare të para fabrikuara dhe ndarjen e buxhetit të nevojshëm për investimin dhe ndërtimin e institucioneve parashkollore.

Ndërsa zv. Ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi foli për nënshkrimin e marrëveshjes 5 vjeçare me Bankën Botërore dhe Komisionin Evropian për Investime nga IPA për edukimin në fëmijërinë e hershme, si dhe planifikimin e sigurim

Last modified: 17 Maj, 2024