Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), organizoi konferencën me temën “Promovimi i paqes nëpërmjet edukimit”.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, me këtë rast uroi fëmijët për këtë ditë të rëndësishme, duke i siguruar se MAShT dhe institucionet tjera arsimore janë të angazhuara në ofrimin e paqes dhe sigurimin e një arsimimi dhe edukimi cilësor për ta.
Ministri Bytyqi tha se, përkushtimi i Ministrisë së Arsimit në respektimin e të drejtave të fëmijëve është i vazhdueshëm, duke reflektuar me krijimin e legjislacionit dhe kornizave ligjore që mbrojnë dhe avancojnë të drejtave e fëmijëve karshi standardeve ndërkombëtare që aplikohen.
Last modified: 19 Korrik, 2022