MASHT

MASHT-I DËRGOI TEKSTET E ABETARES PËR FATOSAT SHQIPTAR NË MAL TË ZI

20 Shtator, 2015

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka dërguar tekstet e Abetares mbarëkombëtare edhe për fatosat shqiptar në Mal të Zi


Tekstet  u dërguan në selinë e Këshillit Kombëtarë të  Shqiptarëve  në  Mal të Zi,  në Ulqin, ku  në emër të  ministrit të arsimit , z. Arsim Bajrami,  i dorëzoi  Agim Berdyna, drejtor  i Departamentit për  Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar ,  ndërsa i pranoi  z. Genci Nimanbegu, kryetar i Këshillit Kombëtarë të  Shqiptarëve  në  Mal të Zi .
 
Agim  Berdyna dhe z. Genci Nimanbegu , e vlerësuan këtë  si një dhuratë të çmuar për të gjithë fatosat shqiptarë të Malit të Zi, të cilët  tashmë do të kenë rastin që  të mësojnë  shkronjat e alfabetit në  Abetaren përbashkët,  njësoj si moshatarët e tyre kudo në trojet shqiptare.

Ceremonia e pranim dorëzimit  zyrtar të teksteve  u bë në Ulqin

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.