Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa, dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku kanë zhvilluar sot një vizitë të përbashkët në ShFMU “Selman Riza” në Fushë Kosovë, ku janë pritur nga kreu i Komunës, Burim Berisha dhe përfaqësues të arsimit në këtë komunë.
Zëvendësministri Mustafa, fillimisht ka vlerësuar lartë përkushtimin e thellë të Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtarë në avancimin e fëmijëve të komunitetit romë, ashkalinjë dhe egjiptianë (RAE) dhe çasjen e tyre në shkollim, veçanërisht interesimin e të rinjëve nga ky komunitet për studime të larta, ku numri i të regjistruarve në vitin akademik 2011/ 2012 është rreth 80 studentë.
Z. Mustafa me këtë rast ka theksuar se Ministria e Arsimit është e angazhuar që punën, e cila është duke u bërë në integrimin e të rinjëve romë, ashkalinjë dhe egjiptianë të Fushë Kosovës, ta përcjellë si model në të gjitha komunat e vendit.
Zëvendësministri Mustafa, ka vizituar poashtu edhe Qendrën për Mësimnxënie në Fushë Kosovë, e cila funksionon në kuadër të organiztës “Balkan Sun Flowers”, me ç’ rast ka ripërsëritur përkrahjen e fuqishme të MAShT-it në evidentimin e fëmijëve, të cilët ende nuk janë integruar në procesin arsimor, ndërkaq është zotuar se Ministria e Arsimit do të angazhohet edhe në përmirësimin dhe zgjerimin e hapësirave shkollore.
Në këtë vizitë ishte prezente edhe Udhëheqësja e Divizionit për Komunitete dhe Barazi Gjinore, Enesa Kadiq dhe Partick Schmelzer nga Komisioni Evropian.
Last modified: 29 Gusht, 2022