MASHT

MAShT dhe UNDP nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

10 Dhjetor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami dhe koordinatori për zhvillim i agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues i përhershëm i UNDP-së,  Andrew Russell nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim të ofrimit të bashkëpunimit në mes palëve, në fushat e interesit të përbashkët.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit pritet të ndikojnë pozitivisht në fuqizimin e kapaciteteve të Ministrisë, për promovimin dhe rritjen integritetit dhe transparencës në sektorin e arsimit.

Për të arritur këto objektiva, UNDP do të lehtësojë bashkëpunimin në mes të UNESCO-s dhe Ministrisë për zhvillimin dhe dizajnimin e lëndëve për transparencë, integritet dhe kundër-korrupsionit, me qëllim që ato të jenë pjesë e kurrikulës zyrtare për shkollat e mesme në Kosovë. 

Ministri Bajrami ka vlerësuar se, nënshkrimi i këtij Memorandumi është në vazhdën e angazhimeve të Ministrisë, për reformimin e sistemit arsimor në Kosovë. 

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.