MASHT

MAShT dhe shkollat pilot analizojnë zbatimin e KKK-së dhe KB-së

18 Dhjetor, 2013

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përkatësisht Divizionit i Planeve dhe i Programeve Mësimore në MASHT, ka organizuar punëtori me temë : “Analiza e zbatimit të Kornizës së Kurrikulës së Kosovës (KKK) dhe Kurrikulës Bërthamë (KB) në shkollat pilot , hartimi i planit dinamik për vitin shkollor 2014/2015 – zgjerimi i pilotimit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës” , ku ishin të pranishëm edhe drejtorët dhe koordinatorët e 10 shkollave pilot.

Punëtoria pati për qëllim që të bëjë një analizë të kurrikulës së re e cila ka filluar të zbatohet në shkollat pilot gjatë vitit shkollorë 2013 – 2014 dhe të planifikimit për hapat e mëtejshëm. Ndërsa është prezantuar edhe raporti nga Instituti Pedagogjikë i Kosovës -IPK për mentorim dhe monitorimin të procesit të zbatimin të KKK dhe të KB në shkollat pilot.

Janë realizuar prezantime nga secila shkollë pilot ku në mënyrë të detajizuar janë paraqitur jo vetëm të arriturat, por edhe sfidat dhe vështirësitë gjatë periudhës që e lamë pas .

Është analizuar ecuria e bashkëpunimit në mes të koordinatorëve dhe zëvendës koordinatorëve të MASHT me ata të shkollave pilot, mënyrat e komunikimit, rolet e drejtorëve dhe të gjithë koordinatorëve të shkollave.

Gjithashtu është përcaktuar një dinamikë e ecurisë së punëve për përfundimin e vitit shkollor në dhjetë shkollat pilot si dhe është përcaktuar ecuria e vazhdimit të pilotimit me klasat e reja (2,7,11) në vitin e ardhshëm shkollor 2014/2015 në të njëjtat shkolla pilot që kanë qenë deri tani. Po ashtu është përpiluar një dinamikë e zbatimit të kurrikulës së re për gjeneratën e re (në klasat parafillore, 1, 6 dhe 10 ) në këto shkolla.

Pjesë e punës ishte edhe çështja e zgjerimit të pilotimit të kurrikulës së re edhe në 114 shkolla të tjera, të reja, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës me rast janë nxjerrë edhe sugjerime konkrete të vlefshme për mënyrën e përmirësimit të procesit të zbatimit të pilotimit.

Është arritur pajtimi që mësimdhënësit- përfaqësuesit e shkollave pilot, të kontribuojnë me idetë e tyre në harmonizimin e fundit të Udhëzuesit për Mësimdhënës ( për kurrikulë me zgjedhje) me Udhëzimin Administrativ që e ka draftuar MASHT-i.

Ndërsa një përvojë e mirë në punëtori ka qenë edhe paraqitja në mënyrë vullnetare e ekspertit nga Britania e Madhe, Chris Ëaller (si mik i Kosovës) për zbatimin e kurrikulave në Liban ( ku ai po qëndron si ekspertë), në Angli dhe në Kosovë me rast bëri një krahasim të zbatimit të kurikulave në këto tri vende.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.