MASHT

MAShT dhe OJQ “TOKA” nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi.

31 Janar, 2017

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami dhe Drejtoresha e OJQ –së “Toka” znj.Jehona Gjurgjeala , nënshkruan memorandum mirëkuptimi për implementimit e projektit “Punëtoritë e Demokracisë/DEMOS-TI” – i cili është projekt i Kuvendit të Kosovës.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të krijojë një marrëdhënie zyrtare të bashkëpunimit në mes të MASHT dhe OJQ-së ‘TOKA’ në lidhje me implementimin e projektit “Punëtoritë e Demokracisë/DEMOS-TI” me nxënësit në shkollat e Republikës së Kosovës. 
Ky projekt synon që me fëmijët e shkollave të Republikës së Kosovës, përmes përmbajtjes interaktive, të stimulojë interesimin për proceset demokratike.

Ministri Bajrami e vlerësoi si të rëndësishëm implementimin e këtij projekti në shkollat e Kosovës, ku nxënësit do të përfitojnë njohuri për rregullat e demokracisë, funksionimin e Parlamentit dhe organeve tjera shtetërore, njohjen nga afër me ambientet zyrtare si dhe mundësi të shumta për komunikimi.



Ministri Bajrami, gjatë vizitës në ambiente të OJQ-së “TOKA”,  ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me nxënësit të cilët ishin në një punëtori  ditore. Ata u interesuan për aktivitetet e Ministrisë së Arsimit, zhvillimin e arsimit, aftësimin profesional dhe perspektivën e tyre,  njëherësh shprehën dëshirat se çfarë do të dëshironin të bëheshin një ditë. 

Ministri Bajrami i ka përgëzuar  OJQ-në “TOKA “ për aktivitetet që zhvillon  dhe ka ofruar mbështetjen e MASHT-it për implementimin e këtij projekti  njëherësh i ftoi ata që të jenë partner në ngritjen e cilësisë në arsim. 

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.