MASHT

Marrëveshje Bashkëpunimi për themelimin e Sistemit të Menaxhimit të Informatave në Arsimin e Lartë

29 Korrik, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe përfaqësuesi i projektit “Rritja e punësimit për të rinj” (EYE), z. Heini Conrad, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për zhvillimin e Sistemit të Menaxhimit të Informatave në Arsimin e Lartë (SMIAL), si dhe Implementimin e draft-Strategjisë për Udhëzim dhe Edukim në Karrierë 2015-2019.

Ministri Bajrami theksoi se Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Arsimin e Lartë, i cili do të zhvillohet në bazë të kësaj marrëveshje, është shumë i rëndësishëm, sepse ndihmon të kemi një pasqyrë për tregun e punës, e poashtu edhe për hartimin e politikave në arsim dhe harmonizimin e ofrimit të arsimit bazuar në tregun e punës. 



Ndërsa, përfaqësuesi i EYE, z. Conrad tha se, qëllimi i këtij projekti është lidhja sa më e shpejtë e shkathtësitve me tregu i punës.  

Zhvillimi i SMIAL do të bëhet në kuadër të Sistemit Gjithëpërfshirës të Menaxhimit të Informatave në Arsim (SGJMIA) dhe lidhjen e tij me Sistemin e Informatave të Tregut të Punës (SITP).

Projekti Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE), financohet prej Qeverisë Zvicerane dhe zbatohet prej konsorciumit Helvetas Swiss Intercooperation (HSI) dhe Management Development Associates (MDA).

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.