Në bazë të raportimeve nga terreni, Komisioni Qëndror Shtetëror i Maturës (KQShM), në konferencën e mbajtur për media, e ka vlerësuar të suksesshëm procesin e mbajtjes së pjesës së parë të Provimit të Maturës Shtetërore 2015.
Kryetari i KQShM-së, z. Azem Guri tha se, i tërë procesi ka shkuar sipas planit dinamik, ndërsa ka pasur ndonjë parregullsi të vogël, e cila nuk e dëmton procesin. “Komisioni ka përcjellë rastet e disa parregullsive të vogla, të cilat do t’i shqyrtojë dhe do të marrë vendime konkrete për secilin rast”, tha ai.
Z.Guri falënderoi të gjithë administruesit, mbikëqyrësit dhe monitoruesit që janë përkujdesur për mbarëvajtjen e këtij procesi, përfshirë kryetarët e komunave, drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, drejtorët e shkollave, Policinë e Kosovës, Komisionin Parlamentar për Arsim dhe organizatën BIRN për monitorimin e mbarëvajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore.
Kryetari i KQShM-së falënderoi në veçanti mediat, të cilat kanë përcjellë te publiku gjatë gjithë kohës organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të Maturës Shtetërore.
Ai tha se në pjesën e dytë të këtij afati, e cila do të mbahet më 20 qershor, do të mendohet për mundësi të reja të organizimit, me qëllim që të evitohen edhe parregullsitë e vogla që mund të dalin.
Provimit të Maturës (pjesa e parë), sot i janë nënshtruar rreth 33 mijë maturantë në gjithë Kosovën.
Last modified: 29 Gusht, 2022