MASHT

KOSOVA PËRFITON RRETH 3 MILION EURO INVESTIM NË ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL NGA FONDI I SFIDËS RAJONALE

28 Janar, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, kanë marrë pjesë në ceremoninë e parë të ndarjes së granteve kombëtare në Kosovë, si pjesë e Fondit të Sfidës Rajonale (RCF).

Nga 26 aplikacione nga Kosova në këtë thirrje, Kosova arriti që të përfitojë rreth 3 milion euro për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional që zbatojnë trajnime bashkëpunuese, përmes 6 aplikimeve fituese. Me rezultatin e arritur Kosova llogaritet si shtet që ka thithur më së shumti fonde, marrë parasysh madhësinë e shtetit, numrin e popullsisë, si dhe nivelin e zhvillimit ekonomik.

Me këtë rast, ministrja Nagavci tha se edhe pse Kosova ka pasur një zhvillim ekonomik pozitiv që nga pas lufta, AAP nuk ka arritur të zhvillohet dhe avancohet në mënyrë që ti mbulojë nevojat e ekonomisë me punëtorë të kualifikuar. Një ndër shkaqet kyesore që ka ndikuar në këtë situatë, ajo përmendi edhe komunikimin dhe bashkëpunimin e dobët në mes të Institucioneve të AAP dhe ndërmarrjeve.

Prandaj, Ministrja u shpreh mirënjohëse dhe falënderuese për iniciativën e ndërmarrë nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe të financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Ministrja Nagavci tha se kjo iniciativë do të shërbejë si nxitëse për të fuqizuar bashkëpunimin në mes të IAAP-ve dhe ndërmarrjeve, në mënyrë që nxënësve/kandidatëve të ju ofrohen shkathtësi të kërkuara nga tregu i punës.  

Ministrja Nagavci përgëzoi përfituesit e këtyre granteve dhe tha se MAShTI do ta promovojë këtë fond si dhe mundësitë qëofron, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi në mes të IAAP-ve dhe ndërmarrjeve, sidomos për inicimin e arsimit dual, synim i përcaktuar edhe në programin qeverisës.

Last modified: 17 Maj, 2022

Comments are closed.