MASHT

Komunikatë: KQShM bën të ditur se nuk ka ulje të kriterit të kalueshmërisë në Provimin e Maturës

15 Shtator, 2015

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), pas mbledhjes e mbajtur sot, njofton se nuk ka ulje të kriterit të kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore 2015.

Duke qenë se gjatë ditës kanë qarkulluar të pavërteta lidhur me pragun e kalueshmërisë, sidomos në rrjetet sociale, KQShM bën të ditur se pragu i kalueshmërisë mbetet i njëjtë, pra 50 përqind, ose 100 pikë.

Kryetari i KQShM-së, z. Azem Guri iu bën thirrje drejtorive komunale të arsimit dhe drejtorëve të shkollave që të mos bien pre e kësaj të pavërtete. Çdo veprim që është jashtë rregullave të përcaktuara nga KQShM, nuk do të jetë i vlefshëm. 

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.