Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur një delegacion të prirë nga nënkryetari i Unionit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Unionit Evropian, z. Otto Kentlzer, i cili ka qenë edhe këshilltar i kancelares Merkel dhe kryetar i Odave Ekonomike të Gjermanisë.
Ministri Bajrami falënderoi Qevrinë dhe popullin gjerman për ndihmën që i ka dhënë Kosovës, e veçanërisht arsimit në Kosovë dhe kërkoi mbështetjen e mëtutjeshme për të realizuar synimet që ka MAShT për zhvillimin e arsimit në drejtim të ngritjes së cilësisë.
Gjatë këtij takimi është vënë theksi mbi arsimin profesional dhe është biseduar për gjetjen e modaliteve se si mund të ndihmohet Kosova sa i përket këtij segmenti të arsimit parauniversitar.
Ministri Bajrami tha se Arsimi dhe Aftësimi Profesional është një nga priorietet në punën e tij, sepse zhvillimi i këtij segmenti të arsimit mundëson edhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Z. Kentlzer u interesua për kërkesat dhe synimet e MAShT rreth reformimit të arsimit profesional dhe ndihmën që mund të japë Gjermania në këtë drejtim.
Last modified: 30 Gusht, 2022