MASHT

Komunikatë

13 Qershor, 2015

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka përcjellë me shumë shqetësim rastet e raportuara të ushtrimit të dhunës ndaj nxënësve tanë, njëri në ShFMU “Shaban Mazreku” në Sopijë – Suharekë dhe rastin tjetër në shkollën “Mirali Sejdiu” në Gërmovë të Vitisë. MAShT dënon aktet e tilla të papranueshme të dhunës që ndodhin në shkolla dhe do të angazhohet që të marrë masat ligjore për adresimin e përgjegjësisë për secilin rast të tillë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka iniciuar menjëherë inspektimin e plotë të dy ngjarjeve dhe sot, Sektori i Inspeksionit të Arsimit në Prizren, ka nxjerrë vendimin për inicimin e procedurave disiplinore ndaj mësimdhënësit H.B në ShFMU “Shaban Mazreku” në Sopijë – Suharekë, për shkak të ushtrimit të dhunës fizike dhe keqtrajtimit tyo nxënësit B.R, që paraqet shkelje të rëndë ligjore. Po ashtu, masa disiplinore do të ndërmerren edhe ndaj ish-drejtorit tyo shkollës I.S, pyor shkelje tyo detyrave tyo punës, respektivisht, mosinformim me kohyo tyo prindit dhe mosparaqitje tyo rastit nyo DKA – Suharekyo.

Në ditët në vijim, pas përfundimit të inspektimit të rastit në shkollën “Mirali Sejdiu” në Gërmovë të Vitisë, MAShT do të nxjerrë, po ashtu, vendim në përputhje me shkallën e cenimit të ligjit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kërkon dhe inkurajon të gjithë drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe opinionin publik që të bëjnë denoncimin e çdo akti të dhunës në shkollë, që janë të akte të papranueshëme për shkollën dhe dëmtojnë rëndë figurën e mësuesit në Kosovë.

Vendim nr 184 për rastin e dhunës në shkollë në Sopijë Suharekë 12 Qershor 2015

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.