MASHT

Komunikatë

15 Shkurt, 2011

Me rastin e trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj ka marrë vendim që dita e enjte -17 Shkurt dhe e premte 18 shkurt 2011, të jenë ditë pushimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, ora e parë e mësimit, ditën e mërkurë, 16 shkurt 2011 duhet  t’i kushtohet Shpalljes së Pavarësisë dhe përpjekjeve shekullore të popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.

Me këtë rast, ministri Enver Hoxhaj, uron të gjithë mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për trevjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.