MASHT

KOMUNIKATË

12 Qershor, 2019

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), po përcjellë me vëmendje mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore 2019, pjesa e parë e të cilit po mbahet sot për afatin e parë. Ndër të tjera, MAShT është duke i monitoruar edhe mediat sociale dhe është në dijeni edhe për grupin e krijuar në Viber, për të cilën gjë janë vënë në dijeni edhe organet kompetente të sigurisë. Edhe përkundër numrit të vogël të atyre që përpiqen të komunikojnë, MAShT i paralajmëron të gjithë ata që postojnë në këto grupe se do t’iu anulohet testi dhe ndaj tyre do të merren masat sipas legjislacionit në fuqi. Ekspertët janë duke i përpunuar të gjeturat në këtë drejtim dhe gjatë ditës do të bëhen publik edhe emrat e tyre.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.