MASHT

KOMISIONI SHTETËROR I MATURËS E VLERËSON TË SUKSESSHËM MBARËVAJTJEN E AFATIT TË PARË TË MATURËS SHETËRORE 2019

26 Qershor, 2019

26 Qershor 2019

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) mbajti takimin e parë pas përfundimit të afatit të parë të Maturës Shetërore 2019, ku u diskutua për organizimin dhe ecurinë e këtij procesi.

Komisioni konstatoi se afati i parë i Maturës Shetërore 2019 në përgjithësi ishte një proces i rregullt pa probleme të mëdha që do ta dëmtonin procesin.

Në këtë takim, u diskutua edhe rreth ankesave të parashtruara nga nxënësit dhe akterët tjerë të përjashtuar nga ky proces për shkak të mosrespektimit të rregullave të Maturës, për çka u tha se të gjitha ankesat do të procedohen brenda afatit të përcaktuar.

KShM falënderon edhe një herë të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, të cilët kontribuan për mbarëvajtjen e këtij testimi të rëndësishëm për maturantët dhe sistemin arsimor në përgjithësi. 

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.