MASHT

KALUESHMËRIA NË TESTIN E MATURËS (AFATI I DYTË) ËSHTË 62.70 PËRQIND

10 Shtator, 2018

Komisioni Shtetëror i Maturës ka publikuar rezultatet e Testit të Maturës (afati i gushtit), sipas të cilit kalueshmëria është 62.70 përqind, ndërsa arritshmëria 46.50 përqind. Pra, nga 6.154 nxënës që i janë nënshtruar këtij testi në afatin e dytë të Maturës Shetërore, kanë kaluar pragun 3.856 nxënës.

Nxënësit e pakënaqur me rezultatin kanë të drejtë ankese gjatë tri ditëve në vijim dhe rezultati i ankesave do të bëhet publik më 14 shtator 2018.

Në linkun më poshtë i gjeni rezultatet e publikuara nga KShM.

Rezultatet e Testit të Maturës, afati i gushtit – 2018

Last modified: 13 Qershor, 2022

Comments are closed.