MASHT

Ka përmbyllur punimet Konferenca vjetore “Java e Shkencës 2017”

19 Maj, 2017

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka përmbyllur me sukses punimet e Konferencës tradicionale “Java e Shkencës 2017”, e cila u mbajtë në 12 seanca tematike për katër ditë radhazi.

Gjatë këtij edicioni janë prezantuar mbi 200 kumtesa me tematika të ndryshme, punime shkencore nga hulumtues e shkencëtarë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi , Maqedonia, Lugina e Preshevës etj. 

Pjesëmarrësit e kësaj konference u shprehën se, këtë vit kumtesat ishin më cilësore, ndërsa interesimi për të ndjekur prezantimet ishte në nivelin e duhur.

Në këtë Konferencë u prezantuan kumtesa nga fusha e mjekësisë, bujqësisë, historisë, gjuhës dhe letërsisë, shkencave teknike (TIK-u)  e lëmi të tjera. 



Ndryshe, Ministri Bajrami, në hapjen e punimeve të kësaj konference theksoi se, “Java e Shkencës” po shndërrohet në një nga eventet më të rëndësishme rajonale, si një aktivitet i cili mbledhë shkenctarët e shumë shteteve dhe si një mundësi e mirë e stimulimit të hulumtimit shkencor në Republikën e Kosovës.

Konferenca “Java e Shkencës” të cilën e organizon MAShT këtë vit është mbajtur për herë të nëntë.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.