Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se ka përfunduar pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasëve të nënta, të cilët kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1.867 salla të testimit.
Në këtë pjesë, nxënësit janë përgjigjur në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.
Sipas raporteve të deritanishme, për shkak të përdorimit të telefonave, edhe kësaj radhe në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve dhe ndaj të njejtëve janë marrë masa.
Ministria e Arsimit falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit për kontributin e tyre në mbarëvajtje të procesit.
Rezultatet e testit do të publikohen më 17.07.2023.
Last modified: 11 Korrik, 2023