MASHT

KA HAPUR PUNIMET SESIONI SHKENCOR: KOSOVA 15 VJET SHTET DHE PAVARËSI-SFIDAT DHE SHTETNDËRTIMI

15 Shkurt, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në seancën e hapjes së sesionit shkencor: Kosova 15 vjet shtet dhe pavarësi-sfidat dhe shtetndërtimi, i organizuar nga Instituti i Albanologjisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Tiranë, Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe me Fakultetin Filozofik-Departamentin e Historisë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në fjalën e saj përshëndetëse ka theksuar se, rruga e duhur dhe mënyra më e mirë për të ruajtur dhe forcuar pavarësinë e fituar është edukimi dhe arsimimi cilësor.

Ministrja Nagavci pasi uroi të gjithë qytetarët e vendit për përvjetorin e pesëmbëdhjetë të pavarësisë, tha se është kënaqësi dhe nder i veçantë që të jetë pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij sesioni shkencor, i bashkëorganizuar nga institucionet tona dhe ato të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nagavci gjithashtu tha se, lufta e një shteti për të fituar pavarësinë është një proces plotë sfida dhe burimi i saj është dëshira për vetëvendosje.

Duke folur për rrugën nëpër të cilën ka kaluar sistemi arsimor në Kosovë, ministrja Nagavci përmendi kontributin e qytetarëve të Kosovës për të mbajtur gjallë arsimin shqip, ndërsa shtoi se tani arsimi në vendin tonë ka arritur një zhvillim dukshëm pozitiv, falë politikave qeveritare të cilat kanë për qëllim avancimin e tij në të gjitha nivelet.

Në këtë ceremoni solemne fjalë rasti mbajtën edhe Skender Asani nga Instituti për Trashëgimi Shjpirtërore dhe Kulturore të Shqiparëve në Shkup, Teuta Shala-Peli nga Instituti i Historisë dhe drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi.

Last modified: 15 Shkurt, 2023

Comments are closed.