MASHT

K O M U N I K A T Ë

20 Shtator, 2011

Zëvendësministri i Arsimit, Usmen Baldzi, mori pjesë në Lansimin e Fushatës Mujore kundër trafikimit të qenieve njerëzore organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe në ceremoninë e ndarjes së 39 bursave për nxënës dhe studentë të komunitetit RAE

Zëvendësministri i Arsimit, Usmen Baldzi, tha se “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), e ka integruar çështjen e trafikimit në planprogramin e lëndës Edukatë Qytetare, lëndë e cila mësohet në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe te lënda Aftësitë për Jetë si lëndë zgjedhore”. 
“Përmes trajnimeve të mësimdhënësve të lëndëve të ndryshme, MASHT në bashkëpunim me partnerët e vet e ka ofruar edhe qasjen ndërkurrikulare dhe ekstrakurrikulare për parandalimin sa më efikas të problemit të trafikimit me njerëz. Sot fëmijët tanë mësojnë për këtë dukuri dhe elemente të tjera negative në mënyrë që të dinë t`u shmangen rreziqeve që mund t`ju vijnë në realitetin jetësor”, tha ai.

Më tej z.Baldzi, theksoi se MASHT ka organizuar edhe trajnimet e mësimdhënësve të realizuar në bashkëpunim me IOM-in, OSBE-në dhe partnerë të tjerë me ç’rast janë shtuar edhe më tej informacionet te nxënësit dhe mësimdhënësit në lidhje me përmasat negative të trafikimit me qenie njerëzore.

Ndërkaq, aktivitetet ekstrakurrikulare që realizohen në shkolla çdo ditë ofrojnë një pasqyrë të mirë për ngritjen e vetëdijesimit për këtë dukuri dhe gatishmërinë e institucioneve arsimore për ta luftuar dhe parandaluar atë nëpërmjet një arsimimi cilësor.

Studentë të komunitetit RAE marrin bursa nga Komisioni Evropian

Në ceremoninë e ndarjes së 39 bursave për nxënës dhe studentë të komunitetit Rom, Ashkalinj dhe Egjiptas (RAE), zëvendësminstri Baldzi ka falënderuar përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe faktorët tjerë ndërkombëtarë në përpjekjet e Qeverisë së Kosovës – MASHT-it për përmirësmin e gjendjes së komunitetit RAE .

Zëvendësministri Baldzi u shpreh se Ministria e Arsimit është e përkushtuar që të ofrojë kushte të mira mësimi për të gjithë, ndëkaq arsimimi dhe edukimi i komuniteteve është ndër prioritetet tona kryesore.

“Ne duam që të rinjtë e të gjitha komuniteteve të shkollohen, të bëhen të zot për veten e tyre familjen dhe shoqërinë. MASHT këtë vit përherë të parë ka ofruar mundësi të shkollimit në gjuhën e tyre për rreth 90 nxënës të komunitetit rom në Prizren. Ne insistojmë dhe kemi marrëveshje që të gjitha vendet e rezervuara në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Prizrenit të plotësohen me studentë, pjesëtarë të komunitetit RAE”, ka thënë z. Baldzi.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.