MASHT

Janë nënshkruar kontratat me përfituesit e projekteve të vogla shkencore për vitin 2025

3 Korrik, 2025

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri në detyrë, Arsim Ademi kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave në mes të përfituesve të projekteve të vogla shkencore për vitin 2025 dhe Ministrisë së Arsimit, të përfaqësuar nga Sekterarja e Përgjithshme, Fadile Dyla.

Ministrja, Arbërie Nagavci me këtë rast ka përgëzuar përfituesit e këtyre projekteve, të cilët këtë vit janë gjithsej 25 projekte, ndërsa 7 të tjerë janë në rishqyrtim nga Këshilli Shkencor, në mënyrë që të kompletohen tutje dhe më pas të miratohen nga ana e Këshillit.

Ministrja Nagavci theksoi se, projektet e përfituese për vitin 2025 janë nga fusha të ndryshme, si ajo e mjekësisë, mirëqenies sociale dhe fusha të tjera të rëndësishme, ndërsa shtoi se, beson fuqishëm që rezultatet e këtyre projekteve do të ndihmojnë në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror.

Ministrja po ashtu ka falënderuar përfituesit për punën e tyre shkencore, duke thënë se ndjehet e kënaqur kur fondet e buxhetit të shtetit destinohen për mbështetjen e atyre të cilët kontribuojnë për interesin dhe të mirën e përgjithshme.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka thenë se, MAShTI mbështet edhe publikime të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca dhe së fundi është duke ofruar mbështetje edhe për fushat deficitare dhe fushat tjera me interes për vendin.

Last modified: 3 Korrik, 2025