MASHT

ISCED 2011 DHE ISCED F 2013

4 Shkurt, 2021

04 Shkurt 2021

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së arsimit. Për të arritur këtë po punojmë në disa drejtime.

Duke pasur parasysh sfidat e vazhdueshme me të cilat Kosova është ballafaquar në kontekstin e raportimit te të dhënave në platformave ndërkombëtare, së bashku me partnerët tanë nga UNICEF zhvilluam hartëzimin e kualifikimeve të sistemit arsimor të Kosovës me “ISCED 11” dhe profilizimin  e fushave të arsimit të mesëm profesional me “ISCED 13”.

Në takimin e sotëm validues diskutuam për rëndësinë në ngritjen e cilësisë së të dhënave, si një nga intervenimet më të nevojshme për planifikim adekuat bazuar në evidencë dhe në përputhje me politikat arsimore.

Jemi të bindur se ky proces do të sjell transparencë në sektorin e arsimit si dhe do të mundësojë hartëzimin e programeve vendore me ato ndërkombëtare. Çka është më e rëndësishmja do të ofrojë edhe të dhëna të sakta sipas profileve arsimore, që është thelbësore për adresimin e kërkesave të tregut të punës dhe hartimin e politikave nacionale në fushën e arsimit.

Urime!

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.