MASHT

Institucionet

Universiteti Hasan Prishtina - Prishtinë
Universiteti Ukshin Hoti - Prizren
Universiteti Isa Boletin - Mitrovicë
Universiteti Fehmi Agani - Gjakovë
Universiteti Kadri Zeka - Gjilan
Universiteti Haxhi Zeka - Pejë
Univesiteti i Shkencave të Aplikuara - Ferizaj
Univesiteti Pedagogjik i Kosovës
Univesiteti Albanologjik i Prishtinës
Instituti i Historisë Ali Hadri - Prishtinë
Instituti i Leposaviqit
Agjencia e Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), është themeluar në mars të vitit 2008 nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në pajtim me Ligjin mbi Arsimin e Lartë (2003/14) në Kosove, si Agjenci që garanton cilësinë e punës arsimore dhe kërkimore shkencore ne Institucionet e Arsimit të lartë në Kosovë.

Agjencia e Kosovës për Akreditim është agjenci publike për vlerësimin e cilësisë në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë. Përmes procesit të akreditimit përkrahë zhvillimin e cilësisë në këto institucione.

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka baza ligjore për akreditimin e të gjitha institucioneve të arsimit të lartë që ofrojnë ose duan të ofrojnë programe në arsimin e lartë dhe të japin grada akademike.

Përgjegjësitë e AKA-së dhe kriteret e akreditimit janë dhënë në Ligjin mbi Arsimin e Lartë në Kosovë (Nr. 04/L-037, datë 31.08.2011), Udhëzimin Administrativ mbi Licencimin e Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë në Kosovë (Nr. 25/2012, datë 22.10.2012), Udhëzimin Administrativ mbi Themelimin e Agjencisë të Akreditimit të Kosovës (Nr. 11/2004, datë 16/02/2004), Udhëzimin Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës (Nr. 2/ 2013, datë 16/01/2013) dhe Udhëzimin Administrativ mbi Kriteret dhe Procedurat për Akreditimin e Shkollave të Larta Profesionale dhe Shkollave të Larta Teknike në Republikën e Kosovës (Nr. 12/ 2009, datë 05/06/2009).
Përgjegjësitë primare të AKA janë:

Akreditimi i institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë,
Akreditimi i institucioneve të reja të arsimit të lartë dhe programeve të tyre,
Akreditimi i programeve të reja në institucionet e akredituara të arsimit të lartë,
Kontrolli i vazhdueshëm i cilësisë në institucionet e akredituara dhe programeve të tyre.

Fokusi i akreditimit

AKA akrediton institucionet dhe programet akademike përmes procedurave formale dhe transparente që ofrojnë standarde ndërkombëtarisht të krahasueshme, me te cilat vleresohet nese institucioni ose programet e studimit i plotësojnë kërkesat minimale për cilësi.

Përmes akreditimit sigurohen të gjitha palët e interesit, kosovare dhe te huaja, se cilësia në mësimdhënie dhe mësimnxënie përmbushë standardet ndërkombëtare. Akreditimi gjithashtu e rritë transparencën në tregun kompleks të ofertuesve kombëtarë dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë, si atyre publik apo privat.

Kohëzgjatja e akreditimit

Institucionet e arsimit të lartë akreditohen për një periudhë të caktuar kohore të cilën e cakton Këshilli Shtetërorë i Cilësisë (KSHC). Kërkesa për riakreditim duhet të dorëzohet në AKA së paku një vit para skadimit të akreditimit paraprak. Nëse aplikacioni për vazhdimin e akreditimit nuk paraqitet me kohë, vjen gjer te ndërprerja e akreditimit.

Publikimet

Me qëllim të informimit të publikut dhe plotësimit të obligimit për të qenë transparent, AKA publikon në ëeb faqen e saj listën e të gjitha institucioneve të arsimit të lartë të akredituara në nivel institucional dhe të programeve, si dhe specifikon gradat akademike që ato mund ti japin. Institucionet që kanë aplikuar dhe vendimet tjera për akreditim do te listohen gjithashtu.

AKA publikon raportet e vlerësimit të ekspertëve, vendimet e KSHC-se, aktet ligjore në bazë të cilave organizohet procesi i akreditimit, udhëzuesit e saj për akreditim (kriteret, listat kontrolluese, etj) si dhe do te mundësoj qasje ne dokumentet tjera sipas kërkesës.

https://akreditimi.rks-gov.net

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve është një organ publik i pavarur, në pajtim me ligjin për Kualifikime Kombëtare në Kosovë. AKK është themeluar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), dhe to të veprojë në marrëveshje me Zyrën e Kryeministrit dhe ministritë tjera relevante.

AKK e ka Këshillin Drejtues prej 13 anëtarëve, që përfaqësojnë ministritë, organizatat e partnerëve shoqërorë dhe universitetet.

Një element thelbësor i sistemit kombëtar të kualifikimeve në Kosovë, do të jetë Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Ky është një organ i themeluar si rezultat i miratimit të Ligjit për Kualifikime. Përgjegjësia e tij do të jetë mbikëqyrja e kualifikimeve kombëtare krahas me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencinë Kosovare për Akreditim dhe organe tjera profesionale, të aprovuara për këtë qëllim me vendim qeveritar. Në veçanti, do të ketë përgjegjësi për kualifikimet profesionale.

AKK do të:

– Definojë llojet dhe nivelet e certifikatave dhe diplomave, që do të përfshihen në KKK
aprovojë kualifikimet e propozuara, për përfshirje në KKK (aprovojë aranzhimet e standardeve, vlerësimit dhe certifikimit, për çdo kualifikim në KKK)
– Akreditojë dhe monitorojë organet e vlerësimit
tërheq akreditimin prej organeve papërgjegjësi, nëse është e domosdoshme
– Kryejë sigurimin e jashtëm të cilësisë, që çon në dhënien e kualifikimeve në KKK
trajtojë parashtresat/ankesat prej kandidatëve lidhur me vendimet e debatueshme të vlerësimit
miratojë certifikatat dhe diplomat, të lëshuara për kualifikimet në KKK
mirëmbajë bazën e të dhënave dhe evidenca dokumentuese të verifikueshme të kualifikimeve në KKK si dhe të certifikatave dhe diplomave të dhëna
– Të gjitha kualifikimet në KKK, duhet të kenë rezultate të qarta, që do të jenë lëndë e vlerësimit me cilësi të siguruar. Institucionet/Ofrues të ndryshme mund të parashtrojnë kualifikimet e tyre për përfshirje në kornizë, ndërkaq Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, do të vendosë se cilat kualifikime profesionale mund të futen në Kornizën Kombëtar të Kualifikimeve.

AKK, gjithashtu, do të akreditojë institucionet për vlerësimin e nxënësve dhe lëshimin e certifikatave për kualifikimet në KKK.

Misioni:

– Misioni i AKK-së është të mbikëqyrë dhe zhvillon Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve në kontekst të të mësuarit gjatë gjithë jetës në partneritet me nxënësin/kandidatin, punëdhënësin dhe ofruesit e Arsimit dhe Aftësimit në të gjitha nivelet dhe në përputhje me nevojat dhe kërkesat e shoqërisë dhe ekonomisë.

Vizioni i AKK-së është krijimi i një sistemi cilësor të besueshëm dhe transparent të kualifikimeve kombëtare me qëllim të rritjes së mundësive për mobilitet kombëtar dhe ndërkombëtar.

AKK e bënë të mundur:

Njohjen më të mirë kombëtare dhe ndërkombëtare të kualifikimeve
Pjesëmarrjen më të gjerë në mësimin gjatë gjithë jetës
Fleksibilitetin më të madh gjatë ofrimit të arsimit dhe aftësimit
Njohjen e mësimit të bazuar në punë
Progresin e përmirësuar për individ, nëpërmjet njohjes së mësimit paraprak dhe transferim të kredive
AKK, gjithashtu, do të akreditojë institucionet për vlerësimin e nxënësve dhe lëshimin e certifikatave për kualifikimet e validuara në KKK.

https://akkks.rks-gov.net

Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve

Misioni

Misioni ynë është ofrimi i mbështetjes së institucioneve të AAP dhe AARr-së për të bërë arsim dhe edukim me rrënjë të fortë drejt rritjes së kompetencës dhe suksesit.

Misioni vijues i AAAPARr-së është qe t’i japë një shtysë dhe mbështetje të fuqishme zhvillimit të AAP-së në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane. Në permbushje të qëllimit, Agjencia synon të arrijë zhvillimin e AAP-së në lidhje me nevojat e teknologjisë moderne, tregun e punës dhe zhvillimit social të vendit; Sigurimin e partneritetit social në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fazat e planifikimit, zhvillimit dhe zbatimit të programeve të AAP-së; Integrimin e arsimit, formimit dhe punës në këndvështrimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës; Zhvillimin e dimensionit evropian të AAP-së, duke siguruar një transparencë të kualifikimeve dhe përafrimit të kompetencave me tregun e përbashkët evropian.

Vizioni

Agjencia është në dispozicion, fleksibël për gjithë sistemin e arsimit profesional dhe të rritur, në bazë të kompetencës, në funksion të nevojave të çdo individi dhe shoqërisë, mbajtësi i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës dhe rritjen e punësimit.

Synimet

të zhvillojnë kualifikime të bazuara në kompetencat dhe rezultatet e të nxënit gjithmonë të lidhur me edukimin dhe me nevojat e tregut të punës
të zhvillojë një sistem të arsimit dhe aftësimit profesional i cili siguron të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe mobilitetit
definimi i rolit të mësimdhënësve të orientuar në rezultatet e të mësuarit
krijimin e një sistemi të sigurimit të cilësisë
www.aaaparr.rks-gov.net

Qendra e Studentëve - Prishtinë

Comments are closed.