Prof.Dr. Ramë Likaj,
I lindur me 24 Mars 1971, në Deçan.
Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Deçan me sukses të shkëlqyeshëm, ndërsa studimet universitare, magjistraturën dhe doktoraturën në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Për suksesin e dalluar në studime ka fituar bursën “Student i dalluar”. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Në Universitetin e Prishtinës punon për 26 vite në Departamentin e Mekatronikës të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Ka të publikuara si autor dhe ko-autor dhjetëra punime shkencore dhe tekste universitare e dispensa, si dhe dhjetëra hulumtime e raporte në fushën e arsimit.
Gjatë karrierës së tij akademike ka kryer disa specializime në fushën profesionale dhe të mësimdhënies në Gjermani, Itali, Austri, Kroaci, Angli, Slloveni etj, dhe ka marrë pjesë dhe përfaqësuar Kosovën në shumë konferenca ndërkombëtare.
Që nga viti 1999 ka punuar në projekte ndërkombëtare që lidhen me fushën e arsimit dhe aftësimit profesional për organizatat siç janë: Komisioni Evropian, European Training Foundation, GIZ, LuxDevelopment, KfW, WUS Austria, Kulturkontakt, DVV International, etj.
Gjatë karrierës së tij ka qenë:
Punë vullnetare:
Këshilltar i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë 2015-2017.
Këshilltar për Arsim i Kryeministrit të Kosovës 2018-2019