MASHT

IAAP-TË NË KOSOVË JANË PËRFITUESIT MË TË MËDHENJ NË NIVEL RAJONAL NGA FONDI I FINANCUAR NGA KFW

19 Tetor, 2021

19 Tetor 2021

Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur në një takim delegacionin nga Konsorciumi që menaxhon fondet “Kosovo Challenge Fund” dhe “Regional Challenge Fund”, të financuara nga Qeveria Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim- KfW. Këto fonde kanë për qëllim përkrahjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, përmes granteve në një proces sfidues dhe konkurrues, në nivel rajoni dhe nivel vendi.

Delegacioni e ka njoftuar ministren Nagavci me rezultatet e procesit të aplikimit të konsorciumeve në mes të institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional dhe ndërmarrjeve. 

Po ashtu, e njoftoi se konsorciumet nga Republika e Kosovës kanë qenë të suksesshme dhe janë përfituesit më të mëdhenj  nënivel rajonal, derisa shprehën interes të lartë edhe për fondin nënivel vendi. 

Ky është rezultati nga thirrja e parë, përderisa institucionet në bashkëpunim me ndërmarrjet do kenë mundësinë e aplikimit edhe në tri thirrje të tjera, të cilat do të shpallen duke filluar nga nëntori – dhjetori i këtij viti, për të vazhduar për tri vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi.

Ministrja Nagavci falenderoi Qeverinë Gjermane/KfW-në dhe delegacionin nga Konsorciumi IPC-PLANCO-swisscontact-KPMG për përkrahjen e vazhdueshme në të gjithë sektorët, e me fokus në arsimin dhe aftësimin profesional.

Ajo tha se Ministria është e gatshme t’i mbështesë IAAP-të gjatëpërgatitjeve të projekt-propozimeve dhe në identifikimin e ndërmarrjeve në thirrjet e radhës. Kjo meqë konsideron se ky fond do të ndihmojë në lehtësimin e mësimit dual i planifikuar të realizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. 

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.