MASHT

Gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2017/2018 fillon të hënën (15 janar 2018)

14 Janar, 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2017/2018 në të gjitha shkollat e Kosovës fillon sipas kalendarit shkollor të hënën (15 janar 2018).

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ua uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e gjysëmvjetorit të dytë dhe uron që kjo pjesë e dytë e vitit shkollor të përcillet me arritje të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.