MASHT

Filloi viti i ri shkollor 2010-2011

1 Shtator, 2010

Kryeministri i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj kanë vizituar shkollën fillore “Dardania” dhe “Ismail Qemajli”, në Prishtinë me q`rast uruan fillimin e vitit shkollor të gjithë nxënësve dhe arsimtarëve të këtyre shkollave dhe të gjitha shkollave në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast kryeministri Hashim Thaçi ,simbolikisht shpërndau disa komplete tekstesh dhe mjete mësimore filloristëve të shkollës “Dardania” dhe “Ismail Qemaili” për nxënës nga klasa 1-9 të cilat gjithashtu do tu ndahen të gjithë nxënësve në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast kreu i Qeverisë, z.Hashim Thaçi tha se, “Ndihem i emocionuar që sot gjendem në mesin e mësimdhënësve të kësaj shkolle, në mesin e fëmijëve që po fillojnë për herë të parë shkollën, në këtë ditë të veçantë për shtetin e Kosovës, për qytetarët e Kosovës, gjithë nxënësit. Kjo është ditë e veçantë, sepse po fillon vit i ri akademik, një vit, për të cilin kemi besim të plotë në sukses. Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë përgjegjësinë për shpërndarjen falas të të gjitha librave nga klasa e parë deri në të nëntën për 340 mijë nxënës”, tha Kryeministri Thaçi.

“Dua të besoj se do të vazhdojmë me suksese dhe reforma të reja në arsim, për një përkujdesje edhe më të madhe për të gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë t’iu krijojmë kushte dhe mundësi edhe më të mira për të gjithë nxënësit. Qeveria e Republikës së Kosovës e ka pasur dhe e ka prioritet kryesor investimin në edukim, sepse duke investuar në edukim, ne investojmë në të ardhmen e sigurt të shtetit tonë”, pohoi z. Thaçi.

Ndërkaq Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, duke uruar të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2010 -2011, tha se MASHT do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm gjatë këtij viti shkollorë nxënësit mësimdhënësit dhe prindërit në arritjen e sukseseve të dëshiruara.

“Qeveria e Kosovës vitin e ardhshëm do të bëjë rritjen e pagave për mësimdhënësit dhe falënderoi Kryeministrin Thaçi për angazhimin e tij në këtë drejtim ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,është e përkushtuar fuqishëm në ndërtimin e një sistemi të ri modern arsimor në Republikën e Kosovës”, me qëllim që Kosova një ditë të jetë Shtet i Dijes theksoi ministri Enver Hoxhaj.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.