MASHT

Filloi punimet konferenca “Arsimi i të rriturve dhe mësimi gjatë tërë jetës “

1 Dhjetor, 2014

Ka filluar punimet konferenca “Arsimi i të rriturve dhe mësimi gjatë gjithë jetës “, e cila mbahet në kuadër të aktiviteteve “Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”.

“Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës” ka për qëllim sensibilizmin opinionit lidhur me të mësuarit gjatë gjithë jetës, si një mundësi për të gjithë qytetarët, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm t’i përballojnë vështirësitë e tregut të punës dhe aftësimit të tyre për risistemimin e tyre nëpër vendet e punës.

Në hapjen zyrtare të konferëncës është folur për reformat në arsim dhe arsimin gjatë gjithë jetës në Kosovë, aftësimin profesional dhe punësimin në Kosovë, si dhe zhvillimin e rinisë kosovare.

Konferenca zhvillohet nga data 01.12 – 04 .12.2014 , nën përkujdesjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve , në mbështetje financiare nga Zyra DVV-International në Kosovë .

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.